Qeveria spanjolle ka patur një mos-përputhje shifrash ditën e djeshme, pasi dha urdhër për "unifikimin e kritereve", për viktimat që do t cilësohen si të vdekur nga koronavirusi.
Ditën e djeshme qeveria doli në një njoftim ku tha se 585 persona kishin humbur jetën, dhe me llogaritë e shifrave të së enjtes, numri i viktimave do të shkonte në 19.175, por qeveria deklaroi shifrën 19.478, pasi kishte probleme me shifrat e raportuara nga Barcelona.
Ditën e sotme qeveria spanjolle nuk e ka bërë ende përditësimin e shifrave, por burimet globale si Universiteti Johns Hopkins dhe Worldmetters, tregojnë se numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë është 20002.
Ndërkohë është rritur edhe numri i të infektuarve, pasi ka shkuar në 190.839 të prekur, ndërsa në gjendje kritike për jetën janë 7371 persona.
Më shumë se 74 mijë janë të shëruar nga koronavirusi në Spanjë, ndërsa vendi vazhdon të jetë në gjendje të jashtëzakonshme.