Qeveria spanjolle shpërndan parlamentin katalanas, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Publikuar tek: bota, më 19:48 27-10-2017 Qeveria spanjolle shpërndan parlamentin katalanas, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës, qeveria spanjolle ka marrë vendimin për të shpërndarë parlamentin katalanas. Po ashtu qeveria ka vendosur të dalë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas këtij vendimi 21 dhjetori do të jetë data ku do të zhvillohen zgjedhjet. 

Kryeministri spanjoll,  Mariano Rajoy ka deklaruar se qeveria do të marrë të gjitha masat për të vendosur ligjshmërinë në Katalonjë.

“Qeveria do të marrë të gjtha masat për të rikthyer ligjshmërinë në Katalonjë. Spanja është një komb i madh dhe një shtet serioz”, është shprehur Rajoy.

Ndërkohë lidhur me këtë në zhvillimet më të fundit në Spanjë raportohet për trazira të shumta.

Bashkimi Europian ka bërë thirrje që palët të ulen në tryezë dhe të diskutojnë me mirëkuptim. Sakaq Skocia, ka komentuar se palët në Spanjë duhet të kenë mundësi të vendosin vetë për të ardhmen e tyre.

Pas shpalljes së pavarësisë Gjermania dhe Britania ishin shtet e para që deklaruan se nuk do e njohin Katalonjën si shtet. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zhvillimet në Spanjë, pas Gjermanisë një tjetër shtet nuk e njeh pavarësinë e Katalonjës
Shokon aktorja e njohur, akuzon ish-presidentin për ngacmim seksual: Më futi duart te të pasmet »
Article Logic
Execution time: 0.017931938171387
array(1) { ["section"]=> string(94) "qeveria-spanjolle-shperndan-parlamentin-katalanas-vendi-shkon-ne-zgjedhje-te-parakohshme-97464" }