'Qeveria t’i propozojë opozitës platformë për zgjidhjen e krizës', Balla komenton deklaratën e kryeministrit italian

Publikuar tek: politike, më 12:27 16-10-2019 'Qeveria t’i propozojë opozitës platformë për zgjidhjen e krizës', Balla komenton deklaratën e kryeministrit italian

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla përmes një konference për shtyp ka komentuar raportin final të Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta.

Balla u shpreh se raporti ishte i qartë se Meta shkeli kushtetutën me vendimin e tij për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë, Balla u pyet nga gazetarët edhe për deklaratën e kryeministrit italian, Conte se 'qeveria duhet t'i propozojë opozitës një platformë për zgjidhjen e krizës'

Lidhur me këtë kreu i grupit socialist u shpreh se opozita rrugën për t'u kthyer në sistem e ka nga angazhimi në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

"Së pari dua të them që opozita rrugën për t'u rikthyer në sistem e ka nga angazhimi në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Për çdo parti është e rëndësishme që të jetë bshkëpunuese për rregullat e kodit zgjedhor të 2021 që duhet të adresohet që në dhjetor të këtij viti. 99% e punës është gati", tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018554925918579
array(1) { ["section"]=> string(120) "qeveria-t-i-propozoje-opozites-platforme-per-zgjidhjen-e-krizes-balla-komenton-deklaraten-e-kryeministrit-italian-182299" }