Qeveria të hapë kishat dhe xhamitë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:02 17-04-2020 Qeveria të hapë kishat dhe xhamitë Fitim Zekthi

Nga Fitim Zekthi, analist

Qeveria duhet të lejojë domosdoshmërisht hapjen e kishave dhe të xhamive. Do të kishte qenë shumë mirë që kjo gjë të kishte ndodhur një javë më parë, të paktën që të dielën e Pashkëve të besimtarëve katolikë dhe protestantë.

Kur jemi tre ditë para Pashkëve ortodokse dhe një javë para muajit të Ramazanit do të ishte jo vetëm e pakuptimtë por edhe dashakeqe që të mos lejohet hapja e kishave dhe xhamive. Kishat dhe xhamitë padiskutim që do të respektojnë rregullat e distancimit fizik nga njëri tjetri, rregullat e pastrimit dhe dezinfektimit të ambientit, të mbajtjes së maskave etj.

Përderisa njerëzit kur shkojnë në dyqan apo kur shkojnë në markete i respektojnë këto masa pse ata nuk do ta bëjnë këtë në kisha apo në xhami. Për më tepër në kisha dhe në xhami ka autoritete drejtuese, ka rregulla të forta, ka respekt të gjerë të besimtarëve për priftërinjtë apo hoxhallarët, ka përkushtim dhe përunjësi edhe më të madhe se sa në ambiente të tjera. Në kishë dhe xhami shkohet për të paqtuar veten me të drejtën dhe me Zotin, shkohet përunjshëm dhe përvuajtshëm pa arrogancë, pa egoizëm apo pa kryeneçësi, tipare të cilat në ambientet jo fetare ka gjasa të hasen më pak.

Në Californi, Qendra për Liri Amerikane ka paditur në gjyq guvernatorin Gavin Neëson (ish kryetarin ultraliberal të bashkisë së San Franciscos) për urdhërin që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi duke bërë kështu që kishat të mbyllen. Qendra për Liritë Amerikane e ka bërë padinë në mbrojtje të besimtarëve dhe të lirive kushtetuese, e ka bërë veprim e shtyrë nga disa kisha në Kaliforninë e Jugut, në San Berndardino, në Riverside, South Los Angelos etj.

Pastorë dhe drejtues të këtyre kishave, konstitucionalistë të njohur në SHBA, thonë se është e papranueshme dhe fyese që dikush ka të drejtë të shkojë në market dhe të blejë uiski, që dikush ka të drejtë të shkojë në market dhe të blejë marijuanë dhe nuk paska të drejtë të shkojë në kishë, xhami apo sinagogë. është e papranueshme që qeveria i lejon njeërzit të shkojnë të blejnë parfume apo kremëra dhe nuk i lejon ata të shkojnë në kishë apo xhami të ushqejnë shpirtin.

"Qeveria i ka dhënë të drejtë shumë biznesve dhe profesioneve që të qëndrojnë hapur ndërkohë që ka kufizuar institucionet e besimit në atë pikë sa quhet 'mjaftueshëm' që ato janë të lejuara ti kryejnë shërbime fetare on line" thotë Harmeet Dillon drejtor i Qendrës për Liri Amerikane.

"Shteti nuk ka të drejtë të diktojë mënyrën apo metodën se si njerëzit e adhurojnë Zotin. është një e drejtë e patjetërsueshme ajo e besimit dhe e adhurimit të Zotit sipas përkufizmit të vetë njerëzve" thuhet në padi.

Në Shqipëri qeveria e kryeministrit Rama ka lejuar punën në Call Centers, ka lejuar punën e në fasoneri dhe ndërkohë ka mbyllur kishat dhe xhamitë. është me të vërtetë fatkeqe që Shqipëria të njohë një pandjeshmëri të tillë të madhe ndaj institucioneve të besimit sa as të mos jetë fare në diskutim rivendosja e kësaj të drejte.

Për këtë gjë një rol shumë të madh kanë patur edhe drejtuesit e klerit të cilët edhe nga gjendja e pandemisë, edhe nga shqeëtsimi për shëndetin por edhe nga dhuna e ushtruar përditë nga kryeministsri me anë të gjuhës së tmerrshme të terrorit dhe kërcënimit apokaliptik jaën strukur në heshtje në kthinat e trye, janë detyruar të mos ndjehen fare nga frika e linçimit që mund t'iu bëhet si nxitës të përhapjes së virusit. Në shumë vedne të botës si në Angli, Gjermani, Itali, ShBA po e po janë shtuar shumë zërat që kërkojnë hapjen e kisahve dhe xhamive. Profesorë dhe pastorë, priftërinj dhe veprimtarë të ndryshëm po falsin për ndërprerjen e këtyre shkeljeve kushteteuse. Në disa rajone të këtyre vendeve ato kishat (dhe xhamitë atje ku ka) janë të hapura.

Në Shqipëri jo vetën që duhet të hapen kishat dhe xhamitë, jo vetëm që besimtarët ortodoksë duhet të shkonjë lirisht në meshën e tyre të shenjtë të Pashkës këtë diels siç kanë bërë për mijëra vjet, jo vetëm që besimtarët mylimanë duhet të shkojnë çdo natë të muajit të Ramazanit në xhami dhe të adhurojnë Zotin siç kanë bërë mijëra vjet por është koha që kleri të flasë hapur kudnër kësaj sjelljeje të poshtër dhe diskrimunese të qeverisë ndaj lirisë fetare dhe ndaj besimtarëve.

Madje është koha që gjithkush që e do lirinë dhe të drejtat njeërzore të flasë dhe të kundërshtojë gjuhë e terrorit të kryeministsrit, ashpërsimin e amsave me dënime në një kohë që në botë po nisn kudo lehtësimet dhe po diksutohet deri edhe hapja e shkollave apo e hoteleve.

Të gjithë e dinë që një kryeministër si Rama që ka përçmim për besimin fetar, që citon përditë si tu tallur dijetarë myslimanë apo të krishterë, që diku thotë se është katolik, diku thotë se ëhstë ortodoks, që diku mban ligjëratë si besimtar mysliman dhe në intervista si ajo para e pak ditëve me Mustafa Nanon thotë se beson në një forcë të mbinatyrshem, beson se ka diçka për nuk beson se ky është një Zot në kuptimin monotesit të fjalës siç ebesojnë tre besimet mëdha abrahamike, nuk do t'ia dijë asfare për liritë fetare. Një kryeministër si Rama po të mundet nuk i hap kurrë më kishat dhe xhamitë. Pandemia mund ti sherbeje ideve apo deshirave te kryeministrit por nuk duhet lejuar qe ta perdore pandemine.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010277032852173
array(1) { ["section"]=> string(41) "qeveria-te-hape-kishat-dhe-xhamite-202910" }