Qeveria “thyen” traditën, përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE

Publikuar tek: politike, më 12:32 17-11-2017 Qeveria “thyen” traditën, përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE

Që në vitin 2011, qeveria e Partisë Demokratike krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Integrimin Europian, asokohe  Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim Europian.

Ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale maxhorancë-opozitë të  anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë, deri më 14 nëntor 2017, kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me përfaqësuesit e saj, si Ditmir Bushati e të tjerë, por pa opozitën. Kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, Genc Pollo, nuk iu dergua ftesë.

“Ky veprim nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, as në Bruksel e as gjetiu.  Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, e cila po rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur, duke u  kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, thuhet në reagimin e PD. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095508098602295
array(1) { ["section"]=> string(96) "qeveria-thyen-traditen-perjashton-opoziten-nga-keshilli-i-stabilizim-asociimit-shqiperi-be-99902" }