Qeveria u merr 185.8 milion lekë, investimet në “Qyteti Studenti” më minimalet. Flasin të rinjtë

Publikuar tek: ekonomi, më 19:01 14-11-2016 Qeveria u merr 185.8 milion lekë, investimet në “Qyteti Studenti” më minimalet. Flasin të rinjtë

Kudo flitet për investime, për tendera dhe përfitime të qytetarëve, ndërkohë që Rezidenca Studentore Universitare nr 1 është lënë në harresë.

Qyteti Studenti vit pas viti pret breza të tërë studentësh, por me ardhjen e tyre nuk është përmirësuar ndonjë kusht për jetesën e të rinjve.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Qyteti Studenti gjatë këtij viti janë regjistruar në godina 4 130 studentë, ndërsa vijon akoma regjistrimi i studenteve që ndjekin masterin.

Tarifa që duhet të paguajnë studentët është 45.000 lekë. Nga pagesa e tyre, në buxhetin e shtetit shkojnë 185,850,000 lekë. Ndërkohë që tarifa është rritur në krahasim me disa vite më pare, kushtet në konvikte nuk janë përmirësuar.

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve nr 1, ose siç njihet “Qyteti Studenti” operon si shoqëri aksionere në varësi të Bashkisë së Tiranës.

Në Qyteti Studenti është hartuar një masterplan për të gjithë territorin, ku pritet rinovimi i ndërtesave me eficencë energjie, me një financim prej 4.5 milion eurosh nga Gjermania.

 26 godina janë në shërbim të studentëve. Sipas Drejtorisë së Qyteti Studenti godinat janë të pajisura me kaloriferë, ndërsa vetëm në dy prej tyre ngrohja realizohet me sistem qendror.

Ndërkohë studentët tregojnë për newsbomb.al që ngrohen me rezistencë e cila harxhon energji elektrike por dhe është e dëmshme nëse e mban për një kohë të gjatë ndezur.

 Përgjatë 3 viteve të fundit disa nga operatorët celularë kanë ofruar shërbim falas Wifi, por rrjeti që ata ofrojnë nuk ka qenë i plotë. Edhe pse është premtuar që çdo dhomë do pajiset me internet, në fakt nuk ka rezultuar e tillë. Interneti kap vetëm në disa zona të caktuara duke detyruar studentët të shkojnë në kafe apo të punonjë në qendra internet.

Vetëm një vit më parë u krijuan disa lehtësira përsa i përket shpërndarjes së aboneve të studentit, duke i dhënë ata me gjysmë çmimi, nga 1200 në 600 lekë, mirëpo ato ishin të kufizuara në numër. Rradha e studentëve në derën e drejtorisë ishte e gjatë dhe arrinin të përfitonin vetëm të parët, ndërsa të tjerët ktheheshin mbrapsht.

 Sa i përket investimeve në ndërrim dyshekësh, perdesh, batanijash apo objekte të tjera të nevojshme, nuk ka patur përgjatë viteve. Studentët të cilët janë në vitin e pestë të masterit dhe që banojnë sërish në konvikt tregojnë për neësbomb.al se përdorën sërish pot ë njëjtat objekte.

Përsa i përket rimbursimeve apo lehtësimeve për një kategori të caktuar studentësh, ato nuk egzistojnë, 45000 lekë duhet të paguajë gjithësecili.

Për regjistrimin e studentëve, një ndër dokumentat që duhet të dorëzojnë është një raport mjeksor e cila merret në qendrën shëndetësore në Qyteti Studenti duke paguar vetëm 200 lekë. Disa nga studentët kanë rrëfyer se vizita nuk kryhet nga mjeku, por ai vetëm lëshon një raport edhe nëse studenti nuk është vet i pranishme. Sipas një përllogaritje, vetëm gjatë këtij viti 826,000 lekë janë grumbulluar vetëm nga 200 lekëshi i studentëve të pavizituar.

Megjithatë, sërish Qyteti Studenti mbetet një “grumbullues” studentësh, pasi përveç mangësive ka sigurinë, policinë afër apo qendrën shëndetësore.

Gjatë vitit 2010-2011 numri i studentëve ka qenë 5438, duke pësuar një rënie të ndjeshme gjatë periudhës 2014-2015 me 4027 studentë të regjistruar.

 Ndërsa dy vitet e fundit numri ka qenë pothuajse i njëjtë rreth 4130.

Megjithatë deri në realizimin e masterplanit të shumëpritur kushtet mbeten të njëjta, ndërsa studentët janë në pritje të përmirësimit të tyre./Newsbomb.al/ 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023170948028564
array(1) { ["section"]=> string(98) "qeveria-u-merr-185-8-milion-leke-investimet-ne-qyteti-studenti-me-minimalet-flasin-te-rinjte-59498" }