Qeveria u ka shpërndarë 3 miliardë lekë bashkive nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, e ajo që bie në sy është ndarja asimetrike e këtyre fondeve, pa u ndjekur kriteri për t’iu shërbyer një numri sa më të madh banorësh.
Bashkia Vlorë, Himarë e Sarandë kanë përfituar gati ¼ e totalit të shumës së shpërndarë ndërkohë që fshatra si Qeparo dhe Divjaka kanë përfituar më shumë se Bashkia e Lushnjes.
Projektet kryesore të fondit janë infrastuktura vendore dhe rajonale, “Shqipëria Dixhitale”, projektin e vetëm lokal të fituar nga Korça dhe fondet për projektet arsimore.
Ja se sa kanë përfituar qarqet nga ndarja e fondit:
Qarku i Dibrës - 145 miliionë lekë / 4 projekte
Qarku i Elbasanit - 166 milionë lekë / 9 projekte
Qarku i Fierit - 189 milionë lekë / 10 projekte
Qarku i Korçës - 191 milionë lekë / 8 projekte
Qarku i Beratit - 236 milionë lekë / 10 projekte
Qarku i Durrësit - 259 milionë lekë / 6 projekte
Qarku i Shkodrës - 90 milionë lekë / 7 projekte
Qarku i Lezhës - 72 milionë lekë / 6 projekte
Qarku i Vlorës - 565 milionë lekë / 10 projekte
Qarku i Gjirokastrës - 24 milionë lekë / 2 projekte
Qarku i Kukësit - 80 milionë lekë / 3 projekte
Qarku i Tiranës - 230 milionë lekë / 7 projekte
Fondi Shqiptar i Zhvillimit - 378 milionë lekë