Qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra, Arben Malaj: Me Ramën do ballafaqohem në Kuvend, unë si ekspert ndërsa ai me pushkën top për armiqtë politikë

Publikuar tek: politike, më 21:05 06-12-2019 Qeveria vendosi ta pezullojë nga detyra, Arben Malaj: Me Ramën do ballafaqohem në Kuvend, unë si ekspert ndërsa ai me pushkën top për armiqtë politikë Profesori dhe eksperti i ekonomise Arben Malaj

Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë ka folur për pezullimin e tij nga detyra, nga kryeministri Rama, pas kritikave publike ndaj qeverisë për tërmetin e 26 nëntorit.

I ftuar në RTV Ora, Malaj ka thënë se pret që të përballet me kryeministrin Rama në Kuvend, pasi brenda 30 ditësh ky i fundit duhet të shprehet për pezullimin e tij. Sipas profesorit dhe ekspertit të ekonomisë, ai vetëm është pezulluar nga detyra pasi ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk i jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë një anëtar të BSH.

“E para ata kanë bërë vetëm pezullimin sepse ligji për të mbrojtur Bankën e Shqipërisë nuk u jep të drejtën asnjë kryeministri të shkarkojë. Nuk kam pranuar asnjëherë të jem kandidaturë e Edi Ramës për bordin e BSH. Kam konkurruar gjithmonë në Parlament aty ku e kam marrë, aty do ta bëj ballafaqimin. Brenda 30 ditëve sipas ligjit Kuvendi i Shqipërisë duhet të votojë propozimin e qeverisë kështu që jo punë zgjidhet shpejt dhe secili në vendin e tij. Unë me kontributet e mia pozitive edhe si profesor, ekspert dhe qytetar për vendin tim, Edi Rama me pushkën top për armiqtë e tij politikë”, ka thënë Arben Malaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020833969116211
array(1) { ["section"]=> string(154) "qeveria-vendosi-ta-pezulloje-nga-detyra-arben-malaj-me-ramen-do-ballafaqohem-ne-kuvend-une-si-ekspert-ndersa-ai-me-pushken-top-per-armiqte-politike-188636" }