Qielli ‘gri’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri kroat: Ishte momenti më i mirë për të thënë ‘PO’

Publikuar tek: aktualitet, më 11:57 18-10-2019 Qielli ‘gri’ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kryeministri kroat: Ishte momenti më i mirë për të thënë ‘PO’ Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç shfaqet i dorëzuar para mediave për negociatat e integrimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ai thekson se sot ishte momenti më i mirë që këto dy vende të merrnin lajmin e mirë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në tregun e përbashkët europian. Pavarësisht rezultatit të vendimit të Këshillit të Europës, Plenkoviç nuk dyshon se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë vetëm në Europëm e Bashkuar.


‘’Sa i përket zgjerimit, ne kemi mbrojtur qartë dhe me zë hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Për shkak të një numri të vogël vendesh, nuk u arrit në përfundim. Kroacisë i vjen keq për këtë, ne mendojmë se ky ishte një moment i mirë. Ne duhet të dërgojmë një mesazh për miqtë tanë në këto dy vende për të vazhduar reformat, dhe ne do të vazhdojmë t’i mbështesim fuqimisht ato.

Ndodh në një kohë kur ne duhet të përcaktojmë se çfarë duhet të bëjmë në dekadën tjetër dhe me çfarë mesazhi po shkojmë drejt Europës Juglindore. Zona nuk ka të ardhme tjetër, por të jetë pjesë e BE-së", bëri me dije para mediave Plenkoviç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021815061569214
array(1) { ["section"]=> string(115) "qielli-gri-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-kryeministri-kroat-ishte-momenti-me-i-mire-per-te-thene-po-182572" }