Shefi i Kabinetit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Durim Limaj, ka deklaruar se pas dhjetra inspektimeve doganore, rezulton se nuk ekziston kontrabandë e mallrave serbe në Kosovë.
Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës deklaroi se parimet për vendosjen e taksës kanë qenë ekonomike, për shkak të barrierave që këto dy vende i kanë vendosur Kosovës.
Limaj ka thënë se qytetarët janë vetëdijesuar pas tarifës ndaj produkteve serbe dhe numri i këtyre produkteve është shumë simbolik në raftet e dyqaneve në Kosovë.
‘Vendosja e flamujve ka ndikuar shumë te qytetarët dhe ata e kanë shumë të vështirë të blejnë produkte të Serbisë dhe të shkojnë e ta paguajnë në arkë’, ka thënë shefi i kabinetit Durim Limaj.
Shefi i Kabinetit tha se deri më tani ka vetëm aludime përsa i përket kontrabandës së mallrave serbe.