Qindra viktima në Itali e Britani nga Covid, totali në të gjithë botën shkon 2 MILIONË, ja sa janë infektuar dhe shëruar që nga fillimi i pandemisë (SHIFRAT)

Publikuar tek: bota, më 18:00 15-01-2021 Qindra viktima në Itali e Britani nga Covid, totali në të gjithë botën shkon 2 MILIONË, ja sa janë infektuar dhe shëruar që nga fillimi i pandemisë (SHIFRAT) Foto ilustruese

Që prej fillimit të pandemisë së koronavirusit, referuar shifrave zyrtare nga fundviti 2019 deri më sot, në të gjithë botën janë infektuar gati 94 milionë persona, janë shëruar mbi 67 milionë ndërsa mbi 2 milionë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën më koronavirusin.

Screenshot_9.jpg

 

SHBA-ja dhe India janë vendet më problematike, përkatësisht me 24 milionë dhe 10.5 milionë infektime.

Kohët e fundit Britania e Madhe ndodhet në një situatë të vështirë, teksa ditën e fundit ka raportuar 55.761 raste të reja dhe 1280 viktima, në total mbi 3.3 milionë të prekur dhe 87.295 humbje jete.

SHBA ka regjistruar gati 42 mijë raste pozitive dhe 800 viktima ndërsa situata problematike paraqitet dhe në Itali. Vendi ynë fqinj ka 16.146 raste pozitive dhe 477 raste të vdekjes në vetëm 24 orë.  

Screenshot_8.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deklarata 'BOMBË' nga SHBA: Protestuesit në Kapitol donin të vrisnin zyrtarët e zgjedhur
Lajm jo i mirë nga Pfizer, kompania do të zvogëlojë përkohësisht dërgesat e vaksinave në Europë »
Article Logic
Execution time: 0.012273073196411
array(1) { ["section"]=> string(160) "qindra-viktima-ne-itali-e-britani-nga-covid-totali-ne-te-gjithe-boten-shkon-2-milione-ja-sa-jane-infektuar-dhe-sheruar-qe-nga-fillimi-i-pandemise-shifrat-235149" }