'Qiraja s'do paguhet', Rama: Në kohë normale do të ishte skandal, në kohë lufte jo. S'besoj se qiradhënësi do e kapi prej fyti...

Publikuar tek: aktualitet, më 18:13 03-04-2020 'Qiraja s'do paguhet', Rama: Në kohë normale do të ishte skandal, në kohë lufte jo. S'besoj se qiradhënësi do e kapi prej fyti... Edi Rama

Kryeministri sqaroi sot se të gjitha bizneset e vogla nuk do të paguajnë qira deri në afatin e përcaktuar, po ashtu edhe për ata familjarë që janë të papaunë dhe s'kanë mundësi të paguajnë qira. E njejta gjë vlen edhe për studentët.

Rama tha se ata pronarë që jetojnë vetëm me të ardhurat e kësaj qiraje, do të subvencionohen nga shteti. Nuk do u paguhet e gjithë vlera e qirasë, por një pjesë.

Kreu i qeverisë tha se të gjithë duhet të bashkohemi në këtë luftë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Kështu, sipas Ramës, i cili hodhi poshtë konkluzionet e bëra së fundmi në lidhje me aktin normativ, qiradhënësi nuk do të shkojë dhe nuk do të mund të shkojë e të nxjerrë me zor qiradhënësin, i cili është mbyllur në shtëpi e s'ka lekë të paguajë.

"Më lejoni t'ju jap disa nga sqarimet duke ndjekur komentet e reagimet tuaja këto orët e fundit. Debati publik që mori formën e një sulmi, të atyre që fatkeqësisht edhe në mes të luftës nuk po ndryshojnë dot pllakën e gramafonit të këngës së shëmtuar të paraluftës, kishte në thelb lemerisjen që, si ka mundësi, shteti të ndërhyjë mes qiradhënësve dhe qiramarrësve. Në kohë normale ky do të ishte skandal, por nuk është kohë normale, është kohë lufte. Dhe në kohë lufte ne kemi detyrimin të bëjmë gjithçka për të mbrojtur ata që janë në hall, më në hall se disa të tjerë. U tha sot që ky vendim krijon konflikt social, unë dua të them që kam shumë besim te ajo që historia ka thënë për shqiptarët, që "shqiptarët janë bukë, kripë dhe zemër". Kështu kanë qenë gjithë jetën, s'ka si të mos jenë sot. Unë nuk besoj që në situatën e sotme, qiradhënësit të shkojnë e të kapin prej fyti qiramarrësin. Si mund të shkoj qiradhënësi ta kapi prej fyti atë që është mbyllur në shtëpi dhe s'ka lekë të paguajë se ka mbyllur biznesin e vogël apo ka ngelur pa punë. Apo studentët. Si do ta paguajnë studentët e mbyllur në shtëpi? Ne do ta fitojmë këtë luftë si shqiptarë. Nuk është e vërtetë që akti normativ penalizon qiradhënësin, nuk është e vërtetë që qeveria mban anën e qiramarrësit përgjithmonë, jo, mban anën e qiramarrësit për sot, në këtë situatë lufte. Akti normativ shpjegon se marrëdhënia mes tyre nuk ndërpritet nga qiradhënësi, por nuk hidhet dot as në kosh nga pala që përfiton. Nuk mund askush që të vi dhe t'ju nxjerri nga shtëpia se s'keni paguar qiranë, për këtë periudhë të caktuar. Akti do të detajohet në vijimësi nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve", tha Rama.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0086410045623779
array(1) { ["section"]=> string(127) "qiraja-s-do-paguhet-rama-ne-kohe-normale-do-te-ishte-skandal-ne-kohe-lufte-jo-s-besoj-se-qiradhenesi-do-e-kapi-prej-fyti-201233" }