Zbardhen çmimet e referencës për çmimet e qirave në gjithë vendin, për lokalet, zyrat, bodrumet, garazhet dhe parkimet. Këto çmime do të shërbejnë për vjeljen e tatimeve te pronarët e tyre
.
Një lokal në një nga zonat më të shtrenjta në Tiranë nuk mund të jepet me qira më pak se 10 dollarë për metër katrorë. Kurse parkimet, sipas gazetës ''Shqip'', do jenë nga 54 lekë deri në 171 lekë për metër katrorë. Për dyqanet është 178-250 lekë për m2.
Në përgjithësi formula që do të zbatohet për llogaritjen e çmimit të qirasë është kjo: 0.3% të çmimit të shitjes së një metër katrori. Sipas klasifikimit qyteti më i shtrenjtë është Tirana, sa u përket qirave dhe pas tij vjen Durrësi e më pas Vlora. Kurse qiratë më të lira i ka Fushë-Arrësi.