Arjan Hyka, 49 vjeç, është ndaluar për korrupsion nga Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2015-4807, datë 07.11.2015, ka vendosur masën e sigurisë ‘‘Arrest në Burg“, për veprën penale ‘‘Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike“, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal “, thuhet në deklaratën e Policisë.
Po sipas të njëjtave burime, ndalimi u bë në kuadër të Operacionit të Q.K.R ku si rezultat i të cilit më datën 09.11.2015 u arrestuan 5 persona, 2 nga të cilët ishin punonjës pranë zyrës vendore të Q.K.R Fier.