QSUT/ Beqaj: Spitali furnizohet normalisht me ujë, Deputetja e PD Deda: Po te Kirurgjia?

Publikuar tek: aktualitet, më 11:23 24-11-2015 QSUT/  Beqaj: Spitali furnizohet normalisht me ujë, Deputetja e PD Deda: Po te Kirurgjia? Albina Deda dhe Ilir Beqaj

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj deklaroi pas skandalit të mosfurnizimit me ujë të QSUT se tashmë spitali furnizohet normalisht.

Deklarata e tij erdhi një ditë pas denoncimit të situatës alarmante në spitalin Nënë Tereza , ku jo vetëm ishte ndërprerë  furnizimi me ujë, por edhe operacionet mjekësore gjithashtu.

Newsbomb.al ka mësuar se deputetët e PD dhe njëkohësisht mjekë në profesion, Roland Keta dhe Albina Deda kanë shkuar në QSUT duke konfirmuar furnizimin me ujë në pjesën më të madhe të shërbimeve,  por ata  janë shprehur se vazhdon të ketë probleme në Spitalin Francez dhe në Urgjencë në lidhje me cilësinë e ujit. 

“Është një superskandal tek operacionet dhe kirurgjia. Nuk ka një vërtetim ligjor me shkresë nga Bashkia që uji mund të përdoret për operacione dhe ai mund të jetë i kontaminuar”, u shpreh deputetja Albina Deda, e cila është mjeke në profesion.

Sipas burimeve në QSUT, puna vazhdon normalisht në Kirurgji. Kirurgët janë duke zhvilluar operacionet e planifikuara, pas sterizilimit të mjeteve të punës.

Megjithatë ajo që dihet është se Instituti i Shëndetit Publik është autoriteti që konstaton nëse uji është i kontaminuar apo jo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHISH aksidenton shpërndarësin e picave te Kryesia e Kuvendit
Gjendet një person i pajetë hedhur në kanalin anës rrugës »
Article Logic
Execution time: 0.0069379806518555
array(1) { ["section"]=> string(89) "qsut-beqaj-spitali-furnizohet-normalisht-me-uje-deputetja-e-pd-deda-po-te-kirurgjia-26161" }