Informacioni se një dhunim po ndodh në Urgjencën e QSUT-së ka ngritur në këmbë policinë, efektivët e së cilët kanë mbërritur menjëherë në qendrën më të madhe spitalore në vend.
Informacioni se infermieri Gj.L është dhunuar në sallën e urgjencës, gjatë detyrës së tij nuk ka rezultuar edhe aq i vërtetë. Sipas Policisë së Tiranës, infermieri GJ.L nuk është dhunuar.
Sipas burimeve policia është njoftuar për një debat dhe sherr tek Urgjenca e QSUT-së. Por me të mbërritur kanë parë se infermieri GJ.L nuk ishte dhunuar. Sipas policisë meqë infermieri nuk denoncoi , nuk do ketë ndjekje penale.
Nuk dihet ende me saktësi se çfarë ka ndodhur në urgjencë. Eshtë i pasaktë informacioni përcjellë efektivëve të policisë, apo infermieri është tërhequr nga denoncimi?