QSUT tregon gjendjen e nxënësve të helmuar nga gazi në Tiranë: Janë rreth moshës 15 vjeç, me parametra jetësorë stabël

Publikuar tek: aktualitet, më 12:20 20-01-2021 QSUT tregon gjendjen e nxënësve të helmuar nga gazi në Tiranë: Janë rreth moshës 15 vjeç, me parametra jetësorë stabël

QSUT jep njoftim zyrtar për gjendjen shëndetësore të nxënësve të një shkolle private në Tiranë, në lagjen “Don Bosko”, të cilët mëngjesin e sotëm janë helmuar nga rrjedhja e gazit dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Sipas njoftimit, 3 pacietë janë paraqitur në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme dhe 3 të tjetrë në në Urgjencën e Pediatrisë. Ata janë intoksikuar por janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me gjendjen shëndetësore të nxënësve të intosikuar në një shkollë dhe që janë paraqitur ne QSUT:

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kapen me 4 mijë fara kanabisi dy persona në Shkodër, policia tregon shumën: Ja sa do i shisnin
Pushohen tre kallëzimet e Mynyr Konit kundër Dhori Kules: S’ka vepër penale »
Article Logic
Execution time: 0.013085126876831
array(1) { ["section"]=> string(123) "qsut-tregon-gjendjen-e-nxenesve-te-helmuar-nga-gazi-ne-tirane-jane-rreth-moshes-15-vjec-me-parametra-jetesore-stabel-235692" }