Quajti bashkëpunëtor të Millosheviçit ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Gjykata Speciale refuzon lirimin e Jakup Krasniqit

Publikuar tek: rajon, më 13:18 27-01-2021 Quajti bashkëpunëtor të Millosheviçit ish-këshilltarin e Albin Kurtit, Gjykata Speciale refuzon lirimin e Jakup Krasniqit Shkelzen Gashi dhe Albin Kurti - Jakup Krasniqi

Gjykatësi francez i Gjykatës Speciale, Nicollas Guillou ka refuzuar kërkesën për lirim të ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi. Në arsyetimin e tij, Guillou ka rrëzuar shumicën e argumenteve të mbrojtjes, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë së Specializuar për ta lënë atë në burg.

Një postim në Facebook i Jakup Krasniqit për ish-këshilltarin e Kurtit, Shkelzen Gashi, është përdorur si argument nga Gjykata Speciale për t’ia vazhduar atij paraburgimin. Gjykatësi francez thekson se Krasniqi në pozitën e zëdhënësit të UÇK-së ishte i përfshirë në shpërndarjen e politikave të UÇK-së dhe Shtabit të Përgjithshëm të saj.

Guillou thotë se edhe pse kanë kaluar 20 vite që kur Krasniqi mbante këtë pozitë, postimi i tij për Shkelzen Gashin është provë se ai i mendon si “kolaboracionist” të gjithë ata që mendojnë se UÇK ka kryer krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Për sa i përket rrezikut për të penguar procedurat e KS, gjyqtari i procedurës paraprake kujton se Z. Krasniqi, si zëdhënës i UÇK-së, ishte i përfshirë në zhvillimin dhe shpërndarjen e politikave të UÇK-së përmes hartimit dhe / ose lëshimit të komunikatave apo deklaratave politike të  Shtabit të Përgjithshëm, shumë prej të cilave u drejtoheshin kundërshtarët e UÇK-së.

Gjykatësi i Procedurës paraprake është i vetëdijshëm se kanë kaluar njëzet vjet që kur janë bërë deklarata të tilla dhe se Z. Krasniqi tani është në pension dhe nuk mban më pozicione publike. Sidoqoftë, Postimi në Facebook i 24 Prillit 2020 tregon se, edhe pas njëzet vjetësh, z. Krasniqi akoma etiketon si “bashkëpunëtorë” në “shërbimin e politikës së gjenocidit të Millosheviçit” çdo person i cili guxon të deklarojë se anëtarët e UÇK-së kishin kryer krime”, thekson Guillou.

“Është e parëndësishme nëse kjo deklaratë është drejtuar kundër Z. Gashi posaçërisht; gjuha e saj synon qartë këdo i cili shpreh pajtim me akuzat, përfshirë ato të raportit të 2010-tës i përgatitur nga raportuesi special Dick Marty”, theksohet tutje në arsyetimin e gjykatës.

Ky postim i Krasniqit është përdorur si argument kryesor nga Gjykata Speciale për t’ia refuzuar atij kërkesën për lirim, duke theksuar se përkundër kushteve të propozuara nga mbrojtja për lirimin e ish-zëdhënësit të UÇK-së, bindjet e tij dhe shprehja publike e tyre për “kolaboracionistët” mund të ndikojë që përkrahësit e Krasniqit të kryejnë veprime që bien ndesh me procedurën që aktualisht po zhvillohet kundër tij.

Për këto arsye dhe arsye të tjera,  Gjykatësi ia ka refuzuar Krasniqit kërkesën për lirim, njëjtë siç ka vepruar me kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 15 vjeçarja prej 5 ditësh e zhdukur, nëna: U nis për në shkollë, tani e ka telefonin të fikur
Presidentja e Kosovës kërcënohet me vdekje, Vjosa Osmanit i dërgojnë mesazhet shokuese »
Article Logic
Execution time: 0.011435985565186
array(1) { ["section"]=> string(127) "quajti-bashkepunetor-te-milloshevicit-ish-keshilltarin-e-albin-kurtit-gjykata-speciale-refuzon-lirimin-e-jakup-krasniqit-236591" }