Quajti hebrenjtë 'çifutë', reagime të ashpra ndaj kryeministrit: Skandalet zënë skandalet për Edvin Ramën

Publikuar tek: politike, më 19:43 08-02-2018 Quajti hebrenjtë 'çifutë', reagime të ashpra ndaj kryeministrit: Skandalet zënë skandalet për Edvin Ramën

Deklarata e Ramës për Izraelët, në të cilën përdori dhe fjalën çifutë, ka sjellë reagime të ashpra nga opozita. 

Fillimisht ishte Petrit Vasili ai i cili e dënoi ashpër deklaratën e kryeministrit dhe menjëherë ka ardhur dhe reagimi nga radhët e Partisë Demokratike.

Nënkryetari i PD-së dhe i Kuvendit Edi Paloka, e quajti si skandalin e radhës të Ramës.

“Skandalet zënë skandalet për Edvin Ramën. Sot, ndërsa diskutohej në Kuvend mbi votën skandaloze të Ramës kundër SHBA, një akt direkt kundër interesave kombëtare të shqiptarëve, një tjetër skandal i rëndë është shënuar në seancë.”- shkruan Paloka.

Reagimi i plotë:

Kryeministri , i cili ishte nen akuze, ne perpjekje per ti shpetuar akuzave me retoriken e tij qe degjeneron cdo dite e me shume, ka leshuar nje tjeter skandal bombe duke perdorur nje terminologji me se raciste per hebrenjte.

Emertimi “cifut” eshte nje term qe perdorej dhe perdoret me perbuzje dhe urrejtje nga antisemitet . Per raste kur ky term ju ka shpetuar pa dashje, figura te ndryshme politike ne bote, jane detyruar te japin doreheqje. Sot kryeministri shqiptar , e perdori me vetedije te plote , ne nje seance ku flitej pikerisht per SHBA dhe Izraelin.
Ndersa deklarohet per integrim euroatlantik, ne fakt Rama , ky “Dum Babe” i ri, cdo akt konkret ne politiken e jashtme e ka ne funksion dhe sfond oriental. Ky njeri eshte gati te shes gjithshka per hir te karriges se tij.
Nje tjeter arsye per ta ndalur sa me pare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012358903884888
array(1) { ["section"]=> string(108) "quajti-hebrenjte-cifute-reagime-te-ashpra-ndaj-kryeministrit-skandalet-zene-skandalet-per-edvin-ramen-109622" }