Quiz/ Papagalli nr.2 i Berishës apo “Brilantina”, është Lorenc Vangjeli apo Anila Basha?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:35 18-03-2015 Quiz/ Papagalli nr.2 i Berishës apo “Brilantina”, është Lorenc Vangjeli apo Anila Basha? Panelistet e emisionit Opinion mbremjen e se martes

Sali Berisha, njeriu që gjithmonë është shprehur në teori për lirinë e medias, ndërsa në praktikë ka përdorur mënyra të ndryshme për të sulmuar gazetarët, reagon edhe njëherë. Këtë rradhë për studion Opinion të Blendi Feviziut ku për dy mbrëmje rresht, 16 mars dhe 17 mars, është diskutuar mbi dy çështje: Mark Frroku e Tom Doshi. Paneli në të dy rastet ka qenë i njëjtë me gazetarët Artan Hoxha (News24), Robert Rakipllari (kryeredaktor i Panorama), Artan Hoxha (analist), Lorenc Vangjeli (analist), Anila Basha (Newsbomb.al), Flamur Vezaj (gazetar ABC News). 

Berisha pasditen e djeshme ka bërë një koment të gjatë mbi gazetarët dhe atë që përcjellin ata në studiot televizive, edhe pse shumë orë më pas opinionit të parë të datës 16 mars. Ja çfarë shkruan doktori në një pasazh të mesazhit të tij të gjatë në facebook:

Ndiqja mbrëmë një debat neë"Opinion" për një dokument zyrtar tronditës të Policisë së Shtetit botuar me guxim nga ABC Neës, në të cilin faktohej akuza direkte e opozitës, por dhe e disa mediave bërë në tetor të vitit të kaluar, se në operacionin "Viluni", bosi i drogës i shpëtoi arrestimit tek ndiqej nga Policia, sepse hyri në makinën e deputetit Mark Frroku. Në këtë debat, papagalli nr. 2 apo papagall lyra (brilantina), betohej se nuk ishte Rama, Tahiri apo Meta që urdhëruan zhbllokimin e makinës së deputetit Frroku, në të cilën ndodhej Bardhok Planaj, por ishte prokurori që nuk kishte lejuar arrestimin e tij. Një trillim të tillë nuk kishte guxuar ta shkruante në asnjë rresht në dokumentin e saj Policia, e cila do ta kishte bërë me kënaqësi këtë gjë për të mbrojtur Ramën, apo Metën që urdhëruan lirimin e bosit të drogës. Këtë gjë nuk guxoi ta thotë zëdhënësi zyrtar i Policisë së Shtetit por mashtroi duke i rënë anash momentit të lirimit me urdhër nga lart të trafikantit. Por këtë gjë e përserit dhjetëra herë në studio për publikun papagalli nr. 2 i krerëve të "aleancës së qelbësirave"! shkruan Berisha në facebook.

Pas debatit të mbrëmshëm në Opinion, gazetarët, ndërsa diskutonin për rezultatet e emisionit, panë edhe këtë mesazh të doktorit. Pyetja lindte se kush ishte Papagalli nr.2 apo Brilantina, siç e quante Berisha. Artan Hoxha i Neës24 thotë se kësaj rradhe i kishte shpëtuar shigjetimit, sepse normalisht në perceptimin e doktorit ai është gjithmonë “karrigia 4”. Robert Rakipllari, kryeredaktor i Panoramës, thotë me bindje se “Brilantina” është Anila Basha, meqënëse ishte e vetmja zonjushe në panelin e meshkujve. Por kolegët e tjerë nga qëndrimi që u mbajt në emision, thoshin se Berisha e ka për Lorenc Vangjelin, i cili në emision lexoi edhe një sms dërguar nga një prokuror.

Mirë është që në rastin konkret të hapim Quitz-in e rradhës: Për kë e ka doktori përcaktimin “Papagalli nr.2, Brilantina” për Lorenc Vangjelin apo Anila Bashën, për të cilin thotë se i përket “aleancës së qelbësirave”?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025696992874146
array(1) { ["section"]=> string(88) "quiz-papagalli-nr-2-i-berishes-apo-brilantina-eshte-lorenc-vangjeli-apo-anila-basha-6210" }