Qytetarët braktisin trenat, çaf-çuf me 10 kilometër në orë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:51 21-02-2015 Qytetarët braktisin trenat, çaf-çuf me 10 kilometër në orë

Prej vitesh sistemi hekurudhor në Shqipëri, nuk njeh investime të mirëfillta. Edhe në sistemin hekurudhor Elbasan investimet janë thuajse zero. Trase që vidhen, shina të amortizuara, trena të vjetër dhe aspak komodë për udhëtarët. Kjo është gjendja e hekurudhës në ''zemër'' të Shqipërisë.

Vendet më të rrezikshme ku trenat e mallrave, që lidhin Peqinin me Pogradecin, rrezikojnë të dalin jasht trases janë "Papërr-Labinot Fushë", sepse traset dhe pllakat hekurudhore në këtë aks përveç se janë dëmtuar prej vitesh, u janë vjedhur dhe pllakat e shinave nga banorët e zonave përreth.

Përgjegjsi i shërbimit për udhëtarët i Hekurudhës Elbasan, Dorian Durmishaj radhit disa problematika për këtë sistem.  "Numri udhëtarëve që përdorin trenin si mjet transporti, ka rënë në mënyrë drastike nga viti në vit, udhëtarët nuk preferojnë të udhëtojnë me tren sepse kushtet janë aspak komode. Vagonët janë të amortizuar dhe shpejtësia e trenave ka qenë e vogël 10-15 kilometër në orë. Ne përpiqemi që  me aq fonde sa kemi, të rregullojmë pjesët më problematike. Shpejtësinë e trenave e kemi çuar 30-35 kilometër në orë." , thotë Dorian Durmishaj.

Ditët e fundit sistemi hekurudhor në vend ka pësuar dy aksidente.  Për shkak të zhvendosjes së trasesë, u përmbys një vagon mallrash në afërsi të Shkëmbit të Kavajës por ngjarja më e rëndë ishte vdekja e 12-vjeçares Klodiana Alla, e cila u përplas nga treni kur po ecte mbi shina. Problem në këtë rast mbetet edhe sinjalistika në nyjet lidhëse hekurudhë-rrugë.

tren2

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protestat për ndërprerjen e energjisë në Kamëz, policia arreston 4 protestues
Zhvillohet testimi për 450 specialistë të hipotekës »
Article Logic
Execution time: 0.0139319896698
array(1) { ["section"]=> string(62) "qytetaret-braktisin-trenat-caf-cuf-me-10-kilometer-ne-ore-4013" }