Vijon dorëzimi vullnetar nga qytetarët i armëve të zjarrit, granatave dhe fishekëve në polici. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë dorëzuar: 31 armë zjarri, 11 450 fishekë, 19 granata. Gjithashtu janë dorëzuar 2 armë të rënda (mitraloz kundër-ajëror).
Armët janë dorëzuar në Qarqet: Tiranë, Dibër, Shkodër, Fier , Berat , Elbasan ,Lezhë, Korçë , Gjirokastër, Durrës, Vlorë, e Kukës.
Policia e Shtetit falënderon edhe një herë të gjithë qytetarët që iu përgjigjën thirrjes për dorëzimin vullnetar të armëve.
Policia ka falenderuar qytetarët që me veprimet e tyre, duke dorëzuar armën që mbanin pa leje, u kanë bërë thirrje edhe banorëve të tjerë për të dorëzuar armët.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës "Shqipëria pa armë", për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.
Afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është data 30 e muajit Prill 2017.
Në këtë kuadër edhe një herë policia u bën thirrje të gjithë atyre që disponojnë armë pa leje, t'i dorëzojnë ato brenda datës 30 Prill.