Pavarësisht rritjes së personave të infektuar me koronavirus dhe shtimit të numrit të viktimave, qytetarët shqiptarë duket se nuk tremben.
Dje janë publikuar disa foto ku shihet një grumbull i madh njerëzish që shëtisin tek Liqeni Artificial në Tiranë. Pamjet i ka ri postuar edhe ministrja Ogerta Manastirliu, e cila u bën thirrje qytetarëve që të jenë të ndërgjegjshëm dhe të respektojnë masat e vendosura anti-covid.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm. Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës. Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit”, shkruante ministrja.