Qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen, ulet numri i të ndëshkuarve për mos mbajtjen e maskës, gjobiten 3 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00

Publikuar tek: aktualitet, më 15:01 25-11-2020 Qytetarët kanë filluar të ndërgjegjësohen, ulet numri i të ndëshkuarve për mos mbajtjen e maskës, gjobiten 3 qytetarë që lëviznin pas orës 22:00

Policia ka ndëshkuar me gjobë 573 qytetarë që po lëviznin në ambiente publike pa vendosur maskat.

Ndërkohë në njoftimin zyrtar shkruhet se janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë të cilët u kapën duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, ndëshkohen me masë administrative 10.000 lekë, 3 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në këmbë pas orës 22:00.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 4 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, pas orës 22:00 janë konstatuar edhe 3 qytetarë që lëviznin në rrugë pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzohet për ‘Falsifikim dokumentesh’, arrestohet zyrtari i Kadastrës së Vlorës (EMRI)
Vjedhje trafikim armësh dhe prostitucion, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve (EMRAT) »
Article Logic
Execution time: 0.010833024978638
array(1) { ["section"]=> string(149) "qytetaret-kane-filluar-te-ndergjegjesohen-ulet-numri-i-te-ndeshkuarve-per-mos-mbajtjen-e-maskes-gjobiten-3-qytetare-qe-leviznin-pas-ores-22-00-229081" }