Pas denoncimit dje në media për një fabrikë qumështi në Paskuqan të Tiranës që ndryshonte datat e skadencës së kosit me fruta e më pas i nxirrte sërish në shitje, qytetarët do të ngrihen në protestë. Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thotë për Newsbomb.al se nuk ka dijeni për një rast të tillë, duke i ftuar qytetarët të denoncojnë nëse kanë informacione.
Nesër (18 shkurt) në orën 12:00 në sheshin “Skëndërbej” do të zhvillohet një protestë kundër terrorrizmit ushqimor.
Protesta është organizuar nga një grup qytetarësh të cilët bëjnë thirrje për t’iu bashkuar kësaj proteste.
“Shumë njerëz në vendin tonë falsifikojnë ushqimet. Ata nuk ndeshkohen. Duhet të mbrojmë femijet tanë nga helmet ushqimore”, thotë Erion Kristo, i cili do të jetë nesër në shesh si shumë qytetarë të tjerë për të mbrojtur këtë kauzë jetike.