Qytetarët nuk besojnë qeverinë për shifrat e Covid-19, akuzojnë Ramën se i falsifikon për të mbajtur popullin brenda (RASTET DHE KOMENTET)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:46 26-05-2020 Qytetarët nuk besojnë qeverinë për shifrat e Covid-19, akuzojnë Ramën se i falsifikon për të mbajtur popullin brenda (RASTET DHE KOMENTET)

Kurba e luhatur e rasteve të Covid ka shkaktuar konfuzion te qytetarët të cilët kanë filluar të mos i besojnë statistikat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ditën e sotme kishte një rritje të ndjeshme të rasteve ku vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 25 qytetarë, një shifër kjo me e lartë krahasuar me rastet e raportuara gjatë ditëve të fundit, ku janë shënuar rekordet më të ulëta që nga koha e shfaqjes së pandemisë.

Kjo shifër duket e pabesueshme për qytetarët të cilët akuzojnë qeverinë se mashtron. Ky mosbesim vihet re nëpër komentet e shumta që ata kanë lënë në rrjete sociale, disa prej të cilave janë shkëputur si më poshtë. Siç vihet re në komente qytetarët akuzojnë kryeministrin Edi Rama, që sipas tyre luan  me shifrat pasi do të mbyllë brenda qytetarët. 

“Me këtë rast i mbyll njerëzit dy muaj brenda”; “Lërini mashtrimet asnjë gjë s’kanë veçse gripe të zakonshëm ose alergji të kohës... juve doni të stresoni popullin dhe ta lini pa bukë asgje tjetër”; “Po s’ka si ta mbylli  ai i gjati vendin brenda po nuk futi numra me të sëmurë”, janë këto disa prej komenteve të qytetarëve.

Por nëse bëjmë një bilanc të shifrave të javës së fundit vërejmë se sot ka një rritje të papritur të rasteve, shkruan newsbomb. Sipas raportimeve të ministrisë më 18 maj janë shënuar vetëm 2 raste me Covid. Kurba është ulur edhe më shumë më 19 Maj ku është konfirmuar vetëm 1 rast pozitiv, në Tiranë. Më 20 maj kemi 6 raste pozitive.

Vihet re se kruba vijon të jetë në një linjë më 21 maj. Në këtë ditë janë shënuar 5 raste të reja me Covid-19.

Më 22 maj janë shënuar 12 raste të reja, ndërsa më 23 maj shifrat janë ulur dhe në 24 orë janë raportuar vetëm 8 raste të reja me Covid, shkruan newsbomb. Kurba ka vijuar në të njëjtën linjë dhe më datë 24 maj janë konfirmuar pozitive 9 raste. Kurba ulet sërish në 25 maj ku janë konfirmuar 6 raste të reja.

Përmbysja e madhe ka ndodhur sot ku kemi një rritje të lartë të kurbës pasi gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 raste pozitive me Covid.

100796766_1110790282626126_5098999566246608896_n.jpg

101382213_2687516958194873_1882323774578098176_n_copy.jpg

 

100796766_634358167162537_5721863914015162368_n_copy.jpg

 

101555701_628527591071850_8846707717142740992_n_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01004695892334
array(1) { ["section"]=> string(142) "qytetaret-nuk-besojne-qeverine-per-shifrat-e-covid-19-akuzojne-ramen-se-i-falsifikon-per-te-mbajtur-popullin-brenda-rastet-dhe-komentet-207875" }