Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur sot se ka zgjatuar orarin e punës nëpër sportele për shkak të fluksit të qytetarëve për të paguar detyrimet e parapambetura të energjisë.
OSHEE njofton se deri më datë 28 shkurt sportelet në të gjithë vendin do të jenë të hapura deri në orën 22:00 për të gjithë ata qytetarë që kërkojnë të përfitojnë nga lidhja e marrëveshjes me Operatorin e Shpërndarjes për të paguar me këste detyrimet e tyre apo të përfitojnë nga falja e 80% e kamatëvonesës.
Deri më sot janë hapur mbi 50 sportele të reja për të përballuar fluksin, ndërsa OSHEE u bënë thirrje klinetëve që të zgjedhin si mundësi për të paguar faturat e energjisë sportelet e postës Shqiptare apo bankat.