Qytetarët shpëtojnë një fëmijë para se ai të bjerë nga ballkoni (Video)

Publikuar tek: bota, më 09:18 20-02-2016

Një fëmijë i vogël, mosha e të cilit nuk është publikuar nga mediat ka shpëtuar nga disa qytetarë para se të bjerë nga ballkoni i shtëpisë tij. Fëmijës i kishte ngecur koka te kangjellat e ballkonit, ndërkohë që trupi i tij ishte në ajër jashtë ballkonit.

Disa qytetarë e kanë parë fëmijën dhe kanë shkuar për ta ndihmuar, para se ai të bjerë poshtë. Ata kanë vënë një tub metalik për t'u ngjitur në katin e tretë ku ndodhej fëmija dhe kanë arritur ta shpëtonin atë.

Ngjarja ka ndodhur në Guizhou të Kinës dhe është filmuar nga qytetarët që kalonin në rrugë në atë moment. Video tregon 3 burra të cilët kanë shpëtuar jetën e fëmijës, i cili ka qënë vetëm në shtëpi. Pasi është kthyer mamaja e tij në shtëpi, ajo ka thënë se e la vetëm për faktin se ai flinte dhe doli për të bërë disa punë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrihet marrëveshja, Britania e Madhe qëndron në BE, Cameron: Fituam status të veçantë
Babai humb jetën për të shpëtuar pjestarët e familjes tij nga zjarri (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.01119589805603
array(1) { ["section"]=> string(75) "qytetaret-shpetojne-nje-femije-para-se-ai-te-bjere-nga-ballkoni-video-33071" }