Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu është duke diskutuar çështjen e taksës në Rrugën e Kombit.
Rama nisi sqarimin e tij për mungesën e transparencës në kontratë duke u shprehur se do mbajë përgjegjësi për çdo boshllëk të krijuar.
Gjatë debatit, gazetari Blendi Fevziu këmbënguli që kryeminstri Rama të shpjegonte se përse qytetarët e Kukësit mos të udhëtojnë falas, duke qenë se janë të detyruar të udhëtojnë më shpesh.
Por reagimi i Ramës ka qenë mjaft i prerë duke u shprehur: Fjala “fare” nuk ekziston. Të gjithë do të paguajnë. Do paguajnë të gjithë ata që kanë autovetura, kush është i varfër të marrë autobusin të marrë fugonin dhe nuk do paguajë asgjë. Kalojmë me veture 20 herë dhe jemi të varfër, por sigurisht që nuk do paguajë tarifën e atyre që vijnë nga Kosova me pushime, do të merren në konsideratë kushtet sociale.”- u shpreh kryeministri.