Qytetari denoncon rastin flagrat në dogana: Saimir Tahiri i vetmi që më ndihmoi…

Publikuar tek: aktualitet, më 15:31 14-03-2017 Qytetari denoncon rastin flagrat në dogana: Saimir Tahiri i vetmi që më ndihmoi…

Racizmi ndaj shqiptarëve është ndër fenomenet që haset më tepër sapo kalon doganën Shqiptare.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe me një qytetar i cili denoncon për newsbomb.al racizmin dhe talljen që i është bërë në doganën Kroate ndërkohë që udhëtonte për punë drejt vendit të tyre.

Qytetari i cili preferon të mbetet anonim shkruan se e ka denoncuar mjaft herë rastin dhe se është përpjekur të lidhet edhe me ambasadën shqiptare në Kroaci, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas tij i vetmi që i është përgjigjur dhe e ka ndihmuar ka qenë ministri Brendshëm, Saimir Tahiri të cilin nuk nguron ta falenderojë si të vetmin zyrtar që i është përgjigjur.

Qytetari i çuditur shkruan se në doganën Kroate janë të shumta makinat me targa shqiptare që ndalohen, por zyrtarët e shtetit tonë nuk përgjigjen për raste të tilla thotë ai.

DENONCIMI I QYTETARIT:

Pershendetje! Dua te denoncoj nje tjeter rast racizmi ne doganen tokesore te Kroacise. Eshte here e dyte brenda muajt. Kerkoj nga stafi juaj ta publikoni edhe kete rast se nese nuk ngrejme zerin sot, neser do jete vone. Javes qe kaloi bashke me gruan u nisem per nje panair ne nje nga vendet europiane. Meqenese kishim shume materiale me vete, u detyruam te shkonim me makine. Rruges u ndaluam nga policia e doganes Kroate ku na kerkuan te kontrollojme makinen. Pritem rreth 1.30 ore deri sa ata mbaruan. Deri ketu ok, na dhane dokumentat qe te iknim por na u desh edhe 30 min te tjera per te sistemuat gjerat qe ata shkaterruan gjate kontrollit. Me nje sjelle jo normale nga ana e policise se doganes Kroate u larguam te ofenduar. Ok, e lame me kaq sepse kishim rruge te gjate per te bere dhe nuk donim te humbnim kohe. Mbasi mbaruam punet qe kishim, u kthyem mbas disa ditesh dhe pikerisht po ne te njejten dogane u ndaluam perseri dhe mbas disa minutash pritje, polici na tha te hapnim krahun dhe te prisnim. Mbas 10 min nje nga policet e doganes erdhi dhe perseri na urdheroi te hapnim bagazhin e makines dhe 4 polic filluan kontrollin. Reaguam dhe nga reagimi yn, policet per te marr hak filluan te talleshin me ne. Na detyruan te themi, poshte Serbia. Kete e bera me kenaqesi. Me pas policet me pyeten se cfare feje kam. I thashe, jam SHQIPTAR me Sh te madhe. Ata ngulin kembe te dinin se cfare feje jam. Une te njejten gje thoja dhe sma ndjente fare. Jam Shqiptar. Mbas disa oresh me kete grup spurdhjakesh qe menduan se do me thyenin, na lane te prisnim per rreth 1 ore tjeter, ne te ftohte. Gjate kontrollit une bera disa foto por fatkeqesisht vetem njera shpetoi pa fshire nga spurdhjaket. Injorante sepse une i kisha futur kete foto ne SD-Card. Pasi fshine fotot u larguam. Para nje muaj ndodhi e njejta gje dhe u ankova ne te gjitha zyrat e shtetit tone por vetem Z .Sajmir Tahiri mu pergjigj te cilin e falenderoj shume.Asnje zyre tjeter nuk denjoi te pergjigjjej. Do ankohem perseri edhe pse shancet jane te pakta ne marrjen e nje pergjigjje. Eshte e cuditshme sepse ne doganen e Kroacise ndalohem vetem makinat me targa te Shqiperise. Ka qe edhe nuk i ndalojne por une flas per vete, 2 raste ne 1 muaj. Racisem ne shkallen me te larte, sjelle jo e denje per nje shtet europian, humje kohe, ofendime te cilat nese do ndodhshim ne nje shtet asnjanes nuk do shkonin pa pergjigjje. Une jam i martuar dhe kam 2 femije. Po mundohem ti rris dhe nuk merrem me gjera te jashteligjshme. Edhe pse punoj shume ne kete shtet sepse puna qe bej eshte e atille dua ta denoncoj me te madhe historine time sepse nuk mund te duroj nje grup spordhiakesh, polic te doganes Kroate te na trajtojne ne kete menyre. E di qe do kem probleme sepse sic ju thashe, punoj shume me kete shtet dhe e di qe do hakmerren por SMA NDIEN FARE. Ata duhet te kuptojne qe ne Shqiptaret jemi rrace e forte dhe pse ne 5000 mije vjet me qindra ushtri te huaja jan munduar te na perulnin por se skan pas ate fat dhe jo nje grup spurdhjakesh polic ne kufi me Kroacine. Me kan trajtuar si kafshe, me kane ofenduar, ironi me kufijt tane, racizem. Edhe pse reagova fort, kundershtova fort perseri nuk isha aq i fuqishem ti ndaloja. Nese kjo do ndoshte me nje Kroat, ne doganen tone, gje qe sben vaki kurr, policet tane do perfundonin ne burg. Telefonova ambasaden tone ne Kroaci por asnje pergjigjje. Cduhet te bejme??? Cduhet te bejme??? Te vazhdojne te na shajne, te vazhdojne te na trajtojne si kafshe????

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë për dosjen ‘Hakmarrja në Drejtësi’
Dita e Verës, mijëra qytetarë marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga Bashkia e Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.011327028274536
array(1) { ["section"]=> string(84) "qytetari-denoncon-rastin-flagrat-ne-dogana-saimir-tahiri-i-vetmi-qe-me-ndihmoi-71874" }