Një nga qytetarët e Zharrëzëz, i cili po proteston para ministrisë së Energjitikës i ka bërë një deklaratë publike Ramës “nëse nuk vjen këtu, s’ke të drejtë të vish as në Zharrëz”.
“Rama s’ka të drejtë të vijë në Zharrëz, por të vijë këtu.
Nëse zoti kryeministër më shikon mua le të vij këtu dhe të jap një zgjidhje, se ne kemi vuajtur jo vetëm për iniciativën që erdhëm në këmbë deri këtu, por për vitet e tëra. Le të vij këtu dhe t’i jap zgjidhje këtij populli. U tha që do ngrihej çadra, ai nuk e realizoi.
Ne ju bindëm urdhërave të policisë, por unë di që ky është vend jo i sigurtë, ky shtet nuk e do popullin e tij.
Zoti Kryeministër nëse vjen në Zharrëz, unë do jem i pari që s’do të lë të hysh në Zharrëz, do jem kundra teje. Ti je shteti, je gjithçka, ke atë karrige për të mbrojtur pronën tonë por ti po e shkatërron këtë vend",-tha protestuesi.
Më tej ai tregoi që i biri i tij është me astmë dhe "kjo vjen nga kompania fantazëm që punon pa kriter, na shfrytëozon pa kriter”.