Ky është një rast kur qytetari gjobit policin. Nëpërmjet Komisariatit Dixhital një qytetar ka denoncuar parkimin e gabuar të një makine policie.
Rastin e ka publikuar vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri duke bërë publike edhe masën e marrë ndaj policit, pra vendosjen e gjobës. “Shif e thuj’’, shkruan Tahiri bashkangjitur postimit duke inkurajuar të tjerë qytetarë për denoncime.