Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës ‘live': Je me shumë vonesë, duhet të jesh më afër me popullin... Kreu i PD e pranon 'gabimin' hapur (DEBATI)

Publikuar tek: politike, më 12:23 10-08-2020 Qytetari ‘ia plas’ në fytyrë Bashës ‘live': Je me shumë vonesë, duhet të jesh më afër me popullin... Kreu i PD e pranon 'gabimin' hapur (DEBATI) Basha dhe qytetari

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një takimi në Manëz, me familje të prekura nga tërmeti i nëntorit, ka marrë një kritikë “live” nga një qytetar.

Ai i kërkoi Bashës që t’i bëjë në kritikë dhe hapur i thotë se ka dalë me shumë vonesë në popull dhe se qëndon larg me ta.

Mirëpo, as kreu demokrat nuk e ka kundërshtuar, por e ka pohuar këtë fakt, duke i dhënë të drejtë qytetarit ndërsa shton se do të jetë me to për çdo problem.

"Me ardhjen e pandemisë u bë më vështirë për të ardhur, për herë të fundit kam qenë në mars, por kam ndjekur çdo çështje nga larg", ka thënë Basha.

Basha ndodhej në familjen Parruku, në fshatin Kameras, e cila prej 10 muajsh jeton në çadër pasi banesa është dëmtuar plotësisht nga tërmeti.

Biseda me qytetarin:

Qytetari: Të kërkoj falje, por më lejo të të bëj një kritikë, për shkak të moshës se je më i vogël se unë...

Basha: Të lutem...

Qytetari: Je me shumë vonesë. Duhet të kishe dalë më parë në popull...

Basha: Kam qenë...

Qytetari: Duhet të jesh më afër me popullin dhe ato që të rrethojnë ty....

Basha: E pranoj...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083820819854736
array(1) { ["section"]=> string(138) "qytetari-ia-plas-ne-fytyre-bashes-live-je-me-shume-vonese-duhet-te-jesh-me-afer-me-popullin-kreu-i-pd-e-pranon-gabimin-hapur-debati-216679" }