Menjëherë pas konfirmit të fitores së bashkisë së Përmetit, qytetarët kanë filluar t’i kërkojnë kryebashkiakut Niko Shupuli të mbajë premtimet, përndryshe do të vijojnë protestat. “Në qoftëse ju zoti kryetar flini gjumë dhe bëheni levë e korrupsionit shumë shpejt ne, opozita e 3138 votave do të fillojmë protesta dhe referendum që ju të largoheni në mënyrë demokratike. Mos ma merrini për presion, është vetëm një detyrë qytetare që kushdo e ndjen se ja ka borxh vendlindjes”, shkruan ndër të tjera qytetari. Shupuli mundi në garën për zgjedhjet vendore, kandidatin e (ASHE), Gilbero Jaçe.
Veliaj fton të gjithë të vegjlit e kryeqytetit që të përgatisin një pako me lodra dhe një urim për t’ia dhuruar bashkëmoshatarëve të tyre.
‘Një maaal me dhurata! A je gati per #OperacioniKutia? Merr një kuti boshe këpucësh, mbushe me gjërat që do doje t’ia dhuroje një shoku/shoqeje, vendosi emrin tënd, moshën, pusullën me urimin e ngrohtë të festave, dhe së bashku do t’ua dërgojmë fëmijëve të prekur nga tërmeti në Durrës, Thumanë, Laç dhe Krujë’, shkruan Veliaj.