Qytetari pyet te Kadastra për pronat e Ben Blushit, i përgjigjet vetë Lame: Disa i ka zgjidhur, disa jo. E kemi trajtuar si…

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:42 13-08-2020 Qytetari pyet te Kadastra për pronat e Ben Blushit, i përgjigjet vetë Lame: Disa i ka zgjidhur, disa jo. E kemi trajtuar si…

Ben Blushi është përfolur së fundmi për disa beteja me të cilat po përballet si në institucionet shtetërore dhe me persona të tjerë, prona në vende strategjike dhe me vlerë të madhe, si në Jalë apo fshatin turistik të Dardhës.

Mes rrjetit mediatik Top Media, ku ai është drejtor dhe disa portaleve të tjera gjatë muajve të fundit kanë shpërthyer akuzat e ndërsjellta për sulme, gjobëvënie, intriga, korrupsion, lidhur me këto prona.

Së fundmi në faqen e Kadastrës Shqiptare, një qytetar, siç duket me ironi, “qan hallet” e Blshit.

Në një prej postimeve të Kadastrës ai i shkruan “Po Ben Blushi I zgjidhi hallet e pronave? Pyes kot per nje shok”. Ndërsa përgjigjen ia ka kthyer vetë kreu i Kadastrës Artan Lame, i cili ka zgjedhur që edhe këtë qytetar, si qindra-mijëra që interesohen për hallet e veta, të mos e lërë pa përgjigje.

“Me sikletin qe te mos thyej ligjin e privacy-se, po ju them se disa i ka zgjidhur e disa jo, pasi eshte trajtuar si cdo qytetar tjeter i Republikes. AL.

fghrgfthr6j56j5j.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010411024093628
array(1) { ["section"]=> string(126) "qytetari-pyet-te-kadastra-per-pronat-e-ben-blushit-i-pergjigjet-vete-lame-disa-i-ka-zgjidhur-disa-jo-e-kemi-trajtuar-si-217052" }