Qytetari që u shtrua te ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfen si e trajtuan: Dëgjoja fjalët e njerëzve dhe vendosa të mos shkoja, por më pas ndryshova mendje. Stop gënjeshtrave, kushtet ishin shumë të mira!

Publikuar tek: aktualitet, më 17:54 30-11-2020 Qytetari që u shtrua te ‘Shefqet Ndroqi’ rrëfen si e trajtuan: Dëgjoja fjalët e njerëzve dhe vendosa të mos shkoja, por më pas ndryshova mendje. Stop gënjeshtrave, kushtet ishin shumë të mira! Maksim Ylli, qytetari qe flet per kushtet e spitalit COVID 2

Maksim Ylli, ish-pacient i spitalit “Shefqet Ndroqi” që trajton pacientët e infektuar me koronavirus, ka rrëfyer eksperiencën e tij në spitalin COVID 2.

Ylli është shprehur se në fillim ishte skeptik për të shkuar në spital, pasi dëgjonte fjalët e njerëzve që mjekët dhe infermierët të trajtojnë shumë keq. Por më pas ai thotë se ndryshoi mendje dhe u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Qytetari thotë që kushtet ishin shumë të mira dhe mjekët e infermierët kujdeseshin shumë mirë për pacientët, ndaj ai bën thirrje që të ndalen gënjeshtrat, ndërsa shpreh respektin maksimal për stafin e spitalit.

“Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për ia analiza dhe bëra edhe skaner. Me t’i parë këto analiza dhe skaner, në drejtoi drejt spitalit të tiranës “Shefqet Ndroqi”, por duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet e njerëzve që nuk duhet të shkosh në spital në Tiranë se nuk sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre, u mendova 1000 herë dhe thashë që të mos shkoj.

Pas disa ditëve ndryshova mendje dhe shkova në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Atje më drejtuan në katin e katërt, dhoma 30. Qe një kujdes i jashtëzakonshëm, një shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoresha e pavionit Klodiana Bratja, ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe Prof.Dr Perlati, drejtori i spitalit, na vinin përditë në dhomë. Kushtet qenë nga më të mirat, kështu që nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendej shumë të mirë. Edhe njëherë, stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët”, thotë Maksim YYlli në videon e shpërndarë nga kryeministri Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHIFRA ALARMANTE/ 12 persona humbin jetën për shkak të COVID, në 24 orët e fundit regjistrohen më shumë se 500 raste të reja
Covid-19 ‘hyn’ në shumë institucione të Vlorës, dy mësues pozitivë në dy shkolla, infektohet dhe një nxënës »
Article Logic
Execution time: 0.011150121688843
array(1) { ["section"]=> string(192) "qytetari-qe-u-shtrua-te-shefqet-ndroqi-rrefen-si-e-trajtuan-degjoja-fjalet-e-njerezve-dhe-vendosa-te-mos-shkoja-por-me-pas-ndryshova-mendje-stop-genjeshtrave-kushtet-ishin-shume-te-mira-229679" }