Qytetarja denoncon grabitjen, ja si i rrëmbeu telefonin në mes të ditës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:27 18-09-2015 Qytetarja denoncon grabitjen, ja si i rrëmbeu telefonin në mes të ditës

Një grabitje në mes të Tiranës është denoncuar në polici nga një qytetare që i kanë rrëmbyet telefonin. Ngjarja ka ndodhur të dielën, 13 Shtator, rreth orës 1:00 të drekës ku një i ri ka vjedhur me forcë një celular.

Sipas “News24”, vjedhja është regjistruar pranë shkollës ‘Konferenca e Pezës” kurse skena është fotografuar dhe filmuar nga qytetarja B.K që na vuri në dispozicion këto foto. Ajo shprehet se në smartphone ka informacione të rëndësishme. Sipas saj, djali në foto i ka rrëmbyer celularin nga dora dhe me shpejtësi ka vrapuar në rrugica të lagjes. Qytetarja shprehet se ka mundur të sigurojë fotot dhe videon e grabitësit dhe se këto materiale i ka dërguar në polici. Sipas saj, policia është njoftuar për rastin dhe po ndjek ngjarjen, ndërsa ngjarja është regjistruar si çështje hetimi dhe në prokurori.

Untitled-77.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « KLD i propozon Presidentit 10 magjistratët e rinj
Serbi i kapur me dy dronë: Kisha për qëllim promovimin e turizmit në Shqipëri »
Article Logic
Execution time: 0.01178503036499
array(1) { ["section"]=> string(76) "qytetarja-denoncon-grabitjen-ja-si-i-rrembeu-telefonin-ne-mes-te-dites-21110" }