Qytetarja i qan hallin, BASHA bën PARALAJMËRIMIN e fortë nga Elbasani: Të shtunën do i zëmë në çark si minj

Publikuar tek: politike, më 16:50 12-02-2019 Qytetarja i qan hallin, BASHA bën PARALAJMËRIMIN e fortë nga Elbasani: Të shtunën do i zëmë në çark si minj

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar nga afër banorët e Elbasanit, ku një grua i ka qarë hallin.

'Kam punuar ndershëm dhe ma mbyllën dyqanin, kam punuar aq ndershëm, kam punuar me fëmijë të vegjël saqë fëmuijët harronin më thonin mami. Shisja 30 lekë një panine. Vajta te spitali bashkë me burrin nuk kishte fare doktorr në punë, vetëm dy infermiera dhe u tallnin me ne', tha qytetarja.

Ndërkohë Basha i kërkoi që të bashkohet në protestën e 16 shkurtit në Tiranë, ndërkohë që paralajmëroi se të shtunën i gjithë populli do ta zërë në çark si mi Ramën.

'Kjo është finalja. Në 16 shkurt është finalja. Është i gjithë populli kundër një grupi njerëzish. Janë të gjithë bashkë kundër një grupi. Me në do jenë të gjithë studentët të gjithë Shqipërisë. Me protestuesit do jenë të gjithë sipërmarrësit e ndershëm. Njerëz që i kanë goditur padrejtësisht me taksat. Do jenë të papunët që kanë 5 vjet që kërkojnë dhe s’kanë gjetur gjë. Ky që do hapte 300 mijë vende pune.

Do jenë të gjithë punësuarit që s’ju mjaftojnë paratë për të mbajtur familjet me bukë. Edhe policia do jetë me ne. 70% e policëve kanë aplikuar për Llotari Amerikane. Ata nuk do i lënë të largohen. Uniformën e tyre e kanë përdhosur, ata ditën e shtune do jenë në krahun tonë. Do jetë i gjithë populli kundër një grushti njerëzish që na ka marrë peng. Të shtunën gjithë populli do i zërë ata në çark si minj”, tha Basha.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetari i njohur britanik vlerëson deputeten e PD: Duma është një nga politikanet më të besueshme në botë, kujdesuni për të
Përkrah ish-ministres Nikolla, Rama nga Lezha: Disa e kanë të pamundur të shohin edhe pse zoti u ka dhënë sytë »
Article Logic
Execution time: 0.0049750804901123
array(1) { ["section"]=> string(112) "qytetarja-i-qan-hallin-basha-ben-paralajmerimin-e-forte-nga-elbasani-te-shtunen-do-i-zeme-ne-cark-si-minj-152517" }