Qytetet e mbushura plot me fansa, policia ndërpret shpërndarjen falas të albumit të Mozzik (FOTO)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:17 08-08-2020 Qytetet e mbushura plot me fansa, policia ndërpret shpërndarjen falas të albumit të Mozzik (FOTO) Fotomontazh

Mozzik para pak ditësh paralajmëroi që si pasojë e situatës së krijuar nga Covid-19, duke qenë se ekonomia ka pësuar rënie, ai do të shpërndante për fansat e tij albumin e fundit falas.

Sot ai së bashku me Getinjon dhe pjestarë të stafit të tij, i kanë marrë me radhë qytetet e Kosovës për të shpërndarë CD falas për gjithë rininë, fansa të muzikës së tij.

Reperi i njohur kishte marrë një autobus të dizenjuar me kopertinën e albumit. Mirëpo, teksa qytet pas qyteti Mozzik na tregonte fansat e entuziastmuar që mezi prisnin ta takoni dhe të merrnin një CD, Mozzik lajmëroi me anë të një postimi në Instastory se ishte i detyruar ta ndërpresë këtë fushatë, pasi kështu kishte urdhëruar policia.

Ky veprim erdhi pasi disa media në Kosovë e "sulmuan" reperin duke e akuzuar se po bëhej burim për përhapjen e virusit, si pasojë e grumbullimit të njerëzve. Shikoni postimet e Mozzik:

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010024070739746
array(1) { ["section"]=> string(101) "qytetet-e-mbushura-plot-me-fansa-policia-nderpret-shperndarjen-falas-te-albumit-te-mozzik-foto-216533" }