Qyteti i shumëdashur nga turistët goditet nga KATASTROFA natyrore, humbasin jetën 2 persona (FOTO)

Publikuar tek: bota, më 11:57 13-11-2019 Qyteti i shumëdashur nga turistët goditet nga KATASTROFA natyrore, humbasin jetën 2 persona (FOTO) Pamje nga Venecia

Venecia thuajse është mbuluar totalisht nga uji teksa qyteti i shumëdashur për turistët është goditur nga një baticë, e cila ka bërë që niveli i ujit të rritet deri në 1.87, shifra më e madhe që prej vitit 1966.

Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën, 78-vjeçari Giannino Scarpa dhe një person tjetër në Pellestrino. I moshuari vdiq duke u përpjekur të riparonte elektro-pompën e dëmtuar, ndërsa viktima tjetër u gjet i vdekur në banesë si pasojë e shkaqeve natyrore.

Qyteti është paralizuar totalisht, teksa barka, dyqane, rrugë, teatrin ''La Fenice'', automjete janë mbuluar totalisht nga uji.

Ndërkohë, që ministri i Brendshëm Matteo Salvini deklaroi se qeveria do të akordojë 1 miliardë € për përballimin e krizës.

1.jpg

2.jpg

3.jpg

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024167060852051
array(1) { ["section"]=> string(102) "qyteti-i-shumedashur-nga-turistet-goditet-nga-katastrofa-natyrore-humbasin-jeten-2-persona-foto-185728" }