Ra në krye të detyrës 19 vite më parë, Përparim Kabo LETËR për ish-kryekomisarin: Në kujtim të Arben Zylyftarit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:16 02-08-2019 Ra në krye të detyrës 19 vite më parë, Përparim Kabo LETËR për ish-kryekomisarin: Në kujtim të Arben Zylyftarit Arben Zylyftari

19 vite nga vdekja e ish-kreut të policisë së Shkodrës Arben Zylyftari, profesor Përparim Kabo ka shkruar një letër për "Dëshmorin e Popullit".

Pa dashur t'i lëndojë familjen, profesori thotë se ish-kryekomisari do të vijë sot në shtëpi, por i zhgënjyer me korrupsionin e policëve të graduar nga shkolla që mban emrin e tij.

Kabo bën thirrje të forta që Arben të vijë e t'i tregojë kush është sot i korruptuar dhe kush e ushqen krimin, ndërkohë që tregon se i biri i tij Franc Zylyftari është një student i shkëlqyer dhe do dojë ta ketë koleg në të ardhmen.

'Arben Zylyftari...eja na i thuaj te vertetat e verteta qe te dalim nga genjeshtra qe po don me e mbyt endrren tone te lirise...eja familja te pret me mall...me shume mall! Eja sepse harresa eshte vrasja me e keqe...!', shkruan Kabo.

Kujtojmë se më 2 gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni për bllokimin e makinave të vjedhura blutë vunë re në rrugë 'të fortin' Bahri Tafilin, i cili kërkohej për vrasje. Tafili mundi të futet në banesën e tij, ku rezistoi me armë së bashku me të birin, Gencin. Në përpjekje për të kapur të kërkuarin mbeti i vrarë, kreu i policisë, Arben Zylyftari. Po gjatë shkëmbimit të zjarrit u vra dhe vetë autori, Bahri Tafili. Për këtë krim janë akuzuar dhe dënuar Admir Tafili dhe Genci Tafili. Këta të fundit akuzojnë policinë për vrasjen e babait të tyre.

LETRA E PLOTE:

NE KUJTIM TE ARBEN ZYLYFTARIT.

Mirdita Elsa Bendo Zylyftari...pa dashur te lendoj kujtimet plagen apo dhimbjen...dua te te them ...Beni sot eshte zgjuar heret...eshte veshur bukur dhe do te vij t'ju takoje...Do qe ta ndali kohen para 19 viteve...ta kthej historine atje ku u nderpre.Ai do te tregoje te verteten qe eshte vrare bashke me jeten e tij...Ajo nuk i dhimset pa cka se ka mall, Ai do te te takoje Ty te te qafosi si dikur, do te takoje djalin qe eshte burreruar, vajzen e embel qe e eshte rritur dhe hijeshuar...do te cmallet me shtepine, me aromen e saja, me tavolinen familjare, me enderrimet dhe planet qe kishit. Vecse Beni do qe te kthehet edhe me nje mision. Eshte i zhgenjyer me ecurine e viteve sepse emri tij qe mban nje shkolle e larte policie nuk e kenaq sa kohe qe ka ende police te cilet u korruptuan, u ben ortake me ata qe ja prene jeten ne mes duke e prere ne Bese ate dite Gushti Arben Zylyftarin...Ai heroi yne modest dhe shqiptar prej te verteti ende vuan per ne dhe per atdheun...Arbeni yne i shtrenjte do te tregoje me gisht kush e mban ende te gjalle te keqen ne kete vend, ku fshihen ata, se si e shesin hipokrizine per moral dhe atdheun per lecka e per placke...Arbeni Zylyftari nuk e kam mbaruar misionin e tij...ai nuk mund te heshti, te fali dhe te mbylli syte para te vertetes...Ai eshte heroi yne ne luften me krimin qe pasi e goditi pas shpine...eci marshoi dhe gllaberoi endrren tone europiane...Eja eja Beni tregona ku fle poshterimi, kush e ushqen krimin, cilet jane ate maskarenje qe ti i njohe qe ne ate kohe dhe luftove qe te mos ndodhte kjo qe ka ndodhur...I dashur Arben, bashke su takuma kurre, por djali te eshte bere shume i mbare, ne universitetin ku une jap mesim ai eshte studenti me i mire ne fushen e mardhenieve nderkombetare...Eshte i qeshur por qeshja e tij eshte e sinqerte dhe e lenduar njeheresh,,,ka dhimbje dhe mall per ty. Ben ai te ka nderuar dhe une do doja qe ne perfundim te studimeve master te ishte kolegu im...Do isha shume krenar per te...Ti heroi yne mos hesht na nis fjale dhe shenja se duam te mos na e varrosin te verteten...e fatit te athdheut...Ja shkrehen serisht armet mik dhe pas ikjes tende...Shkodra por jo vetem ai qytet rane ne duart e atyre qe e drejtuan armen ndaj teje...Arben Zylyftari...eja na i thuaj te vertetat e verteta qe te dalim nga genjeshtra qe po don me e mbyt endrren tone te lirise...eja familja te pret me mall...me shume mall! Eja sepse harresa eshte vrasja me e keqe...!

Perparim KABO 02 gusht 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070428848266602
array(1) { ["section"]=> string(116) "ra-ne-krye-te-detyres-19-vite-me-pare-perparim-kabo-leter-per-ish-kryekomisarin-ne-kujtim-te-arben-zylyftarit-174141" }