Një aksident tragjik ka ndodhur për një emigrant shqiptar në Itali. Bashkim Toska ka humbur jetën ditën e sotme në spital pasi tre dit më parë kishte pasur një aksident në punë.
Sipas mediave italiane Bashkim Toska, 59 vjeç, me origjinë nga Elbasani, ishte duke punuar në një kantier ndërtimi kur u godit nga një hekur dhe mori plagë të rënda në kokë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë rreth orës 10:00.
Menjëherë pas aksidentit, Bashkimi është dërguar me ambulancë në spital por gjendja e tij ishte e rënduar dhe në orët në vazhdimi është përkeqësuar.
Bashkim Toska la pas 2 fëmijët dhe gruan. Ndërkaq, po kryhen procedurat për kthimin e trupit në Shqipëri.