Ra nga kati i gjashtë, drejtori i Partizanit jep lajmin e mirë: TEQJA po rikuperohet në kohë, faleminderit për gjestet fisnike (MESAZHI)

Publikuar tek: sport, më 19:10 10-10-2019 Ra nga kati i gjashtë, drejtori i Partizanit jep lajmin e mirë: TEQJA po rikuperohet në kohë, faleminderit për gjestet fisnike (MESAZHI) Portier Aldo Teqja (q) me drejtorin e Partizanit Olsi Rama dhe trajnerin Franko Lerda

Portieri i Partizanit Aldo Teqja po rikuperohet shumë shpejt.

Lajmin e jep drejtori i klubit të Partizanit Olsi Rama, i cili vizitoi në spital gardian e kampionëve të Shqipërisë bashkë me trajnerin Franko Lerda.

Nga fotoja shihet se 24-vjeçari është ngritur nga krevati dhe gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet me shpejtësi.

Rama falenderoi të gjithë komunitetin futbollistik shqiptar, FSHF-në, dhe stafin mjekësor që po kujdeset për Teqjen.

Aldo Teqja ra nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte në zonën e ‘’Komunës së Parisit’’. Ngjarja ndodhi pas përfundimit të takimit të kampionatit Partizani-Teuta 1-1. Ai u shpëtua nga pemët dhe tendat e vendosura poshtë pallatit. Tashmë, mjekët konfirmojnë se më e keqja ka kaluara.

Mesazhi i Olsi Ramës:
Me Aldo Teqen dhe stafin teknik. Shumë të lumtur që po rekuperohet në kohë rekord.

Faleminderit nga ana ime dhe e klubit të gjithë lojtarëve dhe tifozëve të Partizanit që ju gjendën pranë Aldos dhe familjes në këto ditë të vështira.

Një falenderim të veçantë për futbollistët e ekipeve të tjera, shokëve dhe miqëve të tij, si Vangjeli, Osmani, Muzaka, Doka, Bakaj, Lulaj, Çema, etj., që erdhën direkt nga stadiumet në spital.

Falenderime të sinqerta dhe klubeve të Tiranës, Skënderbeut, Flamurtarit e Vllaznisë që shprehën menjëherë mbështetjen e tyre, si dhe FSHF që ishte e pranishme me stafin saj direkt pas ngjarjes dhe ofroji dhe asistencë për kurë të mëtejshme mjekësore në rast nevoje.

Nuk mund të mos falenderoj mjekët, drejtorin dhe stafin e spitalit të traumës në Tiranë për punën e bërë dhe përkushtimin e treguar ndaj Aldos.

Këto gjeste fisnike nga komuniteti sportiv janë shprehja më e mirë dhe më e bukur e asaj që është shumë e thjeshtë të thuhet, por shumë e bukur kur realizohet 'sportibashkon'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0078649520874023
array(1) { ["section"]=> string(138) "ra-nga-kati-i-gjashte-drejtori-i-partizanit-jep-lajmin-e-mire-teqja-po-rikuperohet-ne-kohe-faleminderit-per-gjestet-fisnike-mesazhi-181550" }