Ra viktimë e komedianëve rus, reagon Haradinaj: Mendova se po flisja me presidentin ukrainas

Publikuar tek: rajon, më 19:47 12-07-2019 Ra viktimë e komedianëve rus, reagon Haradinaj: Mendova se po flisja me presidentin ukrainas Kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy komedianet rus

Kryeministrit Haradinaj pak orë pasi pranoi se kishte rënë viktimë e një kurthi të dy komedianëve rus, i janë publikuar bisedat me imituesin rus, i cili pretendonte se ishte ish-presidentit ukrainas, Petro Poroshenko.

Një televizion rus ka zbardhur telefonatën mes kryeministrit Haradinaj dhe dy komedianëve, pak ditë përpara se të bëhej raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë.

‘Ju uroj sinqerisht suksese për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin dhe do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet’, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës së pretenduan me ish presidentin ukrainas.

Haradinaj e ka konfirmuar këtë qëndrim edhe me anë të statusi në rrjetin social Facebook.

Gjatë telefonatës, komediani i cili imitonte Poroshenkon, i është përgjigjur se nëse ai fiton, do ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur.

Haradinaj deklaroi ditën e djeshme se gjatë telefonatës së imituar nga komedianët rus, ka pasur për qëllim fokusimin te kauza e Kosovës.

Ndërkohë më parë pre e komedianëve rus ka rënë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, madje ai ka pranuar se ia ka dhënë ai numrin e kryeministrit të Kosovës komedianëve rus duke menduar se po ia jepte ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenkos.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.049255847930908
array(1) { ["section"]=> string(97) "ra-viktime-e-komedianeve-rus-reagon-haradinaj-mendova-se-po-flisja-me-presidentin-ukrainas-172015" }