“Racist, përdhunues”, vandalizohet statuja e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli

Publikuar tek: bota, më 17:25 14-06-2020 “Racist, përdhunues”, vandalizohet statuja e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli

Të paktën katër kuti me bojë të kuqe janë hedhur mbi statujën e gazetarit të famshëm italian Indro Montanelli.

Sulmi ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Milanos, mesa duket frymëzuar nga protestat e fundit në SHBA dhe disa shtete Europiane me moton “Edhe jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”.

Në bazën e statujës, me sprajt të zi janë shkruar fjalët “Racist” dhe “Përdhunues” duke iu referuar veprimit të gazetarit të djathtë i cili bleu një 12-vjeçare eritreane si gruan e tij, gjatë luftës së dytë Italo-Etiopiane në vitin 1936.

Policia italiane po heton për zbardhjen e incidentit, ndërsa politikanë si Matteo Salvini dhe ministri i Jashtëm Luigi di Maio kanë dënuar sulmin.

Momenti kur gazetari italian Montanelli pranon blerjen dhe martesën me minorenen afrikane:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti i fuqishëm në Turqi shemb kullën e vrojtimit të ushtarakëve, plagosen 3 persona
»
Article Logic
Execution time: 0.011046171188354
array(1) { ["section"]=> string(93) "racist-perdhunues-vandalizohet-statuja-e-gazetarit-te-famshem-italian-indro-montanelli-210289" }