Radhë e gjatë për votim në PD, gazetari: Të kishin ndenjur kështu në 25 qershor, PD s’do ikte për lesh

Publikuar tek: politike, më 17:56 22-07-2017 Radhë e gjatë për votim në PD, gazetari: Të kishin ndenjur kështu në 25 qershor, PD s’do ikte për lesh

Debati nëse po mbushen ose jo kutitë në minutat e fundit për të dhënë votën për Lulzim Bashën për ta zgjedhur kryetar të PD, duket se ka nxitur debatet dhe fotot e minutave të fundit.

Një aktivist I së djathtës publikon disa foto nga mënyra dhe radha e gjatë që po mbajnë në këto momente demokratët e Rrogozhinës.

“Shikoni sesi votojnë në Rrogozhinë, në gjithë vendin kështu ka qenë situata për votimet” shkruan Gentian Bruzi duke publikuar edhe foton.

I menjëhershëm është reagimi I gazetarit të News24 Bledian Koka i cili ka dalë hapur në mbështetje të Astrit Patozit:

“Kontrollojini mirë se mos janë anëtarë të PS. Të kishin ndenjur në radhë edhe në 25 qershor si sot, nuk do të kishte ikur PD-ja për lesh o zotëri” shkruan Koka.

Dhe në fakt, ironia është shumë e gjetur pas publikimit të kësaj fotoje me njerëzit në radhë që presin të votojnë për kryetarin e PD. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071380138397217
array(1) { ["section"]=> string(105) "radhe-e-gjate-per-votim-ne-pd-gazetari-te-kishin-ndenjur-keshtu-ne-25-qershor-pd-s-do-ikte-per-lesh-87014" }