Radhë kilometrike në Kakavijë, Hajdari: Do bisedoj me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës

Publikuar tek: aktualitet, më 16:16 14-08-2020 Radhë kilometrike në Kakavijë, Hajdari: Do bisedoj me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës

Situate kaotike vijon në doganën e Kakavijës, ku me qindra persona prej tre ditësh në mes të vapës presin që të kalojnë në shtetin fqinj.

Ndaj kësaj situate ka reaguar deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, e cila është shprehur se qeveria dihet të hidhet në aksion konkret për të zgjidhur këtë situate.

Ajo është shprehur se është e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve që ndodhen prej ditësh në këtë situatë.

Hajdari i ka bërë thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden duke dhuruar ujë e ushqime, por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Ndër të tjera ajo është shprehur se do të angazhohet personalisht me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Postimi plotë:

Jam shumë e shqetësuar për fatin e mijëra bashkëqytetarëve të cilët po vuajnë rradhët e stërgjata në Kakavije.

Së pari dua ti bëj thirrje qytetarëve të Gjirokastrës të solidarizohen sa të munden me ata që kanë hall sot, duke dhuruar ujë e ushqime por edhe duke strehuar nëse munden fëmijët e të moshuarit.

Kur qeveria na lë në baltë, duhet të përkrahim fort njëri tjetrin.

Së dyti i bëj thirrje qeverisë të lerë pushimet dhe deklaratat boshe por te hidhet urgjent në aksion konkret për të zgjidhur këtë situatë.

Nuk është koha as për plazh e as për deklarata politike. Situata e krijuar po rrezikon jetët e njerëzve.

Së pari nga Covid, sepse grumbullimet janë masive dhe të pakontrolluara e së dyti nga temperaturat e larta dhe rreziku i dehidratimit, për shkak se nuk ka mundësi furnizimi me ujë të pijshëm.

Njerëzit kanë hall dhe e kanë urgjent!!

Personalisht do të angazhohem në biseda me homologë të Parlamentit Grek për të ndihmuar sadopak në zgjidhjen e situatës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011471033096313
array(1) { ["section"]=> string(135) "radhe-kilometrike-ne-kakavije-hajdari-do-bisedoj-me-homologe-te-parlamentit-grek-per-te-ndihmuar-sadopak-ne-zgjidhjen-e-situates-217136" }