Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarja niset në këmbë dhe flet me zërin që i dridhet: Ku është shteti, kam nevojë të urinoj, të ndërrohem, jam me perioda (E PLOTË)

Publikuar tek: aktualitet, më 11:36 15-08-2020 Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarja niset në këmbë dhe flet me zërin që i dridhet: Ku është shteti, kam nevojë të urinoj, të ndërrohem, jam me perioda (E PLOTË)

Qytetarët shqiptarë prej ditësh po turturohen në radhët e gjatë në doganën e Kakavijës, në pritje për të kaluar në shtetin fqinj.

Një qytetare e cila kishte ecur 6 kilometra për të shkuar në doganë është shprehur e revoltuar. Ajo me zërin që i dridhet tha se ndihma e shtetit është një bidon ujë, ndërsa kanë nevojë të tjera jetike. Ajo tha se kanë nevojë të urinojnë dhe nevoja të tjera për higjenën sanitare.

“Çfarë të bëj vetëm unë punoj jam e detyruar të iki se më digjet puna. Ka shtet apo jo. Kush është ndihma e shtetit një bidon ujë. Unë dua të urinoj, jam me perioda, ku të ndërrohem, vetëm uji është ndihma e shtetit, kjo është ndihmë,” është shprehur qytetarja e revoltuar për ‘news24’.

Qytetarë të shumtë kanë marrë rrugën në këmbë për të kaluar kufirin duke lënë automjetet e tyre mbrapa.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011536836624146
array(1) { ["section"]=> string(165) "radhe-kilometrike-ne-kakavije-qytetarja-niset-ne-kembe-dhe-flet-me-zerin-qe-i-dridhet-ku-eshte-shteti-kam-nevoje-te-urinoj-te-nderrohem-jam-me-perioda-e-plote-217201" }