Radhë kilometrike prej 4 ditësh në Kakavijë, pala greke punon me 3 sportele

Publikuar tek: aktualitet, më 09:05 15-08-2020 Radhë kilometrike prej 4 ditësh në Kakavijë, pala greke punon me 3 sportele

Prej 4 ditësh shqiptarët presin në radhë për të kaluar në territorin grek, me makinat që kanë krijuar radhët kilometrike në Kakavijë.

Bëhet me dije se pala shqiptare po punon me 5 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Qytetarët janë në pritje të revoltuar, ndërsa ka pasur edhe momente tensionesh, pasi disa janë munduar të kalojnë pa radhë.

Puna ditën e sotme nga pala greke ka filluar me ‘hapa’ të ngadalta.

Në 24 orët e fundit, në Kapshticë kanë hyrë 1356 dhe kanë dalë 4518 shtetas të huaj dhe shqiptarë. 

Kjo dyndje e madhe e emigratëve është bërë për shkak se ata duan të kalojnë në Greqi para datës 16 gusht, ku futen në fuqi masa të reja. Pas 16 gushtit do të kalojnë 750 persona në ditë në Kakavijë, ndërsa 300 në Kapshticë, ndërsa do jetë i detyrueshëm testi për Covid-19, i bërë në Shqipëri brenda 72 orësh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082769393920898
array(1) { ["section"]=> string(81) "radhe-kilometrike-prej-4-ditesh-ne-kakavije-pala-greke-punon-me-3-sportele-217186" }