Radhë të mëdha për të parë premierën e ‘Frozen 2’, adoleshentët përleshen me policët (Foto)

Publikuar tek: bota, më 23:53 23-11-2019 Radhë të mëdha për të parë premierën e ‘Frozen 2’, adoleshentët përleshen me policët (Foto) Nga perleshja e adoleshenteve me policet ne Star City, Birmingham

Disa policë dhe adoleshentë janë plagosur pas një përleshje të ndodhur në një nga kinematë e Birminghamit, në Britani.

Dy banda rivale janë përleshur fillimisht brenda ambienteve të kinemasë, ndërsa kamerat i kanë fiksuar disa prej personave me hanxhar në duar. Policia është vendosur menjëherë në Star City, reth orës 17:30 pasi ka marrë njoftim se kishte nisur një përleshje mes disa personave. Mediat britanike raportojnë se kur efektivët e policisë kanë shkuar përpara kinemasë kanë parë mbi 100 persona që përlesheshin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, kinemaja ishte mbushur plot me fëmijë të cilët prisnin të shihnin “Frozen 2”.

West Midlands Police ka konfirmuar se kanë arrestuar disa persona të përfshirë në përleshje sepse kishin refuzuar të shpërndaheshin pas urdhrit të policisë. Një dëshmitar u ka thënë mediave se një fëmijë ishte shtrirë në dysheme dhe qante pranë nënës së tij pasi grupe të mëdha të personave kishin nisur të përlesheshin, shkruan newsbomb.al.

Një tjetër dëshmitare është shprehur se “Policia u tha të gjithëve që të largoheshin nga kinemaja, ndërsa mbanin “pistoleta me elektricitet” në duar dhe po sillnin qen.” Edhe prindër të tjerë që kanë qenë me fëmijët në premierën e filmit, e kanë përshkruar për mediat skenën si më të tmerrshmen.

Nga përleshjet mes dy bandave rivale janë plagosur dhe disa efektivë të policisë. /NEWSBOMB.AL
PRC_100037476.jpgPRI_1000098431.jpgPRI_100009811.jpgPRI_100008227.jpgPRI_100036387.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013349056243896
array(1) { ["section"]=> string(93) "radhe-te-medha-per-te-pare-premieren-e-frozen-2-adoleshentet-perleshen-me-policet-foto-186974" }